Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Sukth: Vendi nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në Dubai


Kreu i PD-së, ka akuzuar kryeministrin Rama për menaxhimin e situatës së krjuar nga përmbytjet në vend.

Basha ka qenë sot në zonën e Sukthit ku ka takuar banorët e dëmtuar nga reshjet e ditëve të fundit.

Sipas banorëv të zonës, investimet që duhet të shmangnin përmbytjet janë lënë përgjysmë.

Kryedemokrati nga ana e tij e quajti të papërgjegjshme e kriminale sjelljen e kryeministrit Rama e qeverisë së tij.

“Sjellja e kryeministrit dhe qeverisë së tij për mua është e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situatë, siç kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeverisë shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme. Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *