Vendosni fjalën kyçe....

“Duam ngrohëse” – Nxënësit e shkollës në Bradashesh bojkotojnë mësimin


Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Europa” në Bradashesh sot nuk janë futur në mësim.

Ata kanë zgjedhur të bojkotojnë mësimin, për shkak të kushteve të vështira në të cilat janë të detyruar ta zhvillojnë atë. Atyre u mungon ngrohja në klasa dhe prindërit e fëmijët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.

Prindërit shprehen se janë të detyruar t’i veshin fëmijët e tyre sa më trashë kur shkojnë në shkollën “Europa”, që në mënyrë paradoksale vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asgjë europiane në të.

Nxënësit mbajnë pankarta në duar dhe brohorasin “Duam ngrohëse, duam ngrohëse”, ndërsa jemi future në ditët më të ftohta të dimrit.

“Mbajmë ndonjë rezistencë, por edhe ajo nuk ngroh, ka raste që bie edhe automati. Nuk shkruajmë dot në shkollë të veshur kaq trash, e gjithë shkolla nuk ka ngrohëse.”- shprehen nxënësit.

Prindërit e tyre shprehen se bashkia më parë u kishte premtuar të vendosje kaldaja, por ky premtim nuk është mbajtur. Ata paralajmërojnë se “s’ka vota pa ngrohëse”.

Në këtë shkollë studiojnë më shumë se 430 nxënës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *