Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Rusta: Portali Dosja.al më vodhi paturpësisht lajmin ekskluziv


Gazetari Arsen Rusta ka reaguar tejet i irrituar, kjo për shkak se një portal i ka vjedhur lajmin ekskluziv të tij për arratisjen e Moisi Habilajt në Itali, pa e cituar.

Këtë paradite, Dosja.al publikoi lajmin se sot ishte arratisur Moisi Habilaj dhe se autoritetet italiane ishin vënë në kërkim të tij.

Por këtë lajm e raportoi fillimisht në televizionin “Report TV” i pari Rusta. Ai ndjehet keq që lajmi është publikuar në 40 sekonda, ende pa e mbaruar mirë ai fjalën gjatë lidhjes së drejtpërdrejt me Report TV.

Rusta thotë se kjo është “djersa e tij”, pasi për të gjetur një lajm, gazetari rri në diell e në shi.

“Koleg!

Pa e mbaruar lidhjen live të lajmit ekskluziv në Report TV, u vodh pa citim, pa referim u hodh ke dosja.al

Po citimi? Po ekskluziviteti?

Lajmi është punë produkti, është portofoli i rrogës. Është djersë, rri e gjen në diell e në shi. Por kur s’del në terren respekto autorësinë.

Boll më me kopje! Kopja.al të vjedh, po tani

Në 40 seconda për ta vjedhur?”– shkruan Rusta.

Këtë paradite, Rusta raportoi se Moisi Habilaj nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të të vëllait. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *