Rreth 540 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur në pikën doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas doganës, detyrimi doganor i shmangur nga paketat e kapura në kamionin me targa serbe, është rreth 86.6 milionë lekë ndërsa penaliteti 260 milionë lekë.
Policia ka shpallur në kërkim administratorin e shoqërisë ‘Plus International’ me iniciale S.S. si dhe babain e tij, të cilët rezultojnë të jenë jashtë vendit.
“Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë. Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes” te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal. Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore.” – thuhet në njoftimin e doganave.