Katër janë partitë që do kenë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë në KZQZ, për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ato janë PS, PD, LSI e PSD.
Sipas KQZ-së, afati i fundit për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit ka qenë ditën e sotme, më 11 janar dhe partitë e lartpërmendura e kanë bërë këtë.
“Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë 4 parti politike: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate.
Afati për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës ishte dita e sotme, data 11 janar 2021.
I kanë depozituar pranë KQZ-së propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve; Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Social Demokrate.
Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.