Vendosni fjalën kyçe....

“Mirë se vini në Brexit” – Shoferëve britanikë u sekuestrohen sanduiçët në kufirin holandez (Video)


Zyrtarët e kufirit kanë konfiskuar sanduiçe dhe ushqime të tjera nga shoferët që mbërrijnë në Holandë nga Britania e Madhe pas Brexit, kanë zbuluar pamjet televizive.

Një klip televiziv holandez tregoi që një shoferi iu morën sanduiçët e tij me proshutë nga zyrtarët e kufirit ndërsa mbërriti – me një roje kufiri duke bërë shaka: “Mirësevini në Brexit, zotëri!”

Zyrtarët mund të dëgjoheshin duke shpjeguar rregullat e reja, pas Brexit për shoferët, të cilët ndalojnë njerëzit të sjellin ushqim që buron nga Britania e Madhe, në vendet e BE-së.

“Që nga Brexit ju nuk leohet më të sillni ushqime në BE, që e kanë burimin në Britaninë e Madhe.” – tha një zyrtar kufitar në portin detar Hook të Holandës, për televizionin NPO të Hollandës.

Një shofer që po dilte nga trageti i ardhur nga Britania e Madhe me sanduiçe me proshutë të mbështjellë, u dëgjua duke i lutur rojes kufitare: “A mund të merrni mishin dhe të më lini bukën?”

Zyrtari u përgjigj: “Jo, gjithçka do të konfiskohet – mirë se erdhët në Brexit, zotëri. Më vjen keq.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *