Vendosni fjalën kyçe....

Nëse doni të keni një “Lamborghini” mund ta blini për pak lekë, por duhet të ngisni një zetor (Fotot)


Entuziastët e makinave sportive mund të fusin në dorë një ‘Lamborghini’ për vetëm 15,000 stërlina, nëse nuk do e kishin problem të ngisnin…një zetor.

Një nga zetorët e rrallë të modelit portokalli dhe blu Lambo 1R ishte në ankand dhe pritej të arrinte një minimum prej 15 mijë stërlinas, me shtëpinë e ankandit që e përshkroi atë si ‘rruga më e përballueshme për të patur në pronësi një Lamborghini’.

Modeli 1964, i prodhuar nga një prej markave më të shtrenjta të makinave në botë, u restaurua në një garazh italian në vitin 2016, raporton Daily Star Sunday.

Në fillim të mesit të viteve 1960, modeli 1R ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me rreth 2,000 mjete me motor dy cilindrash të ndërtuara. ‘Lamborghini Trattori’ ende prodhon makineri bujqësore, me disa modele që kushtojnë deri në 107,000 stërlina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *