Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk pamë as faturën dhe as menunë”-Mazniku flet për darkën në Dubai: E pagoi investitori


Nën/kryetari i Bashkisë të Tiranës, Arbian Mazniku, një ndër pjesëmarrës në “darkën e Dubait” në një nga lokalet më luksoze ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen që bëri xhiron e rrjetit.

Mazniku tha ai dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar u takuan me investitorin EMAAR, ndërsa në restorant, shtoi ai “nuk pamë as faturën dhe as menunë”.

Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro”.

“Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.

Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë”-deklaroi Mazniku në emisionin “Çim Peka Live”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *