Vendosni fjalën kyçe....

“Për çdo tubim gjoba me 2 mijë euro”- Paralajmërohen partitë politike në Kosovë


Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka paralajmëruar partitë politike në Kosovë që të mos kryejnë tubime duke u shprehur se masat anti-Covid vlejnë njëlloj për të gjithë.

Ai thotë se nëse ky rregull nuk zbatohet, do të vendosen gjoba prej 2,000 euro për secilin subjekt politik.

Tahiri thotë se s’do të lejohet që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike. Ai shprehet se grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vetë atyre që po i grumbullojnë.

Deklarata e Tahirit

Ligji dhe masat, vlejnë për të gjithë!

Dëno qytetarë për mosmbajtje të maskës në rrugë; dëno lokale për distancë të vogël të tavolinave; dëno e bllombo biznese që qëndrojnë hapur pas orës 20:00; malltrero qytetarët me orë policore – e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz (me e pa maska) si sardina, është hipokrizi!

Grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.

Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike.

Ftojmë qytetarët për bashkëpunim, ashtu që të identifikojmë secilin rast!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *