Vendosni fjalën kyçe....

“Përdorin funksionin publik për interes elektoral”- LSI padit në SPAK Ramën, Ahmetajn e Veliajn me shokë


LSI kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të PS-së, duke nisur nga kryetari i kësaj force politike dhe kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe zyrtarë të tjerë.

Ata akuzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral. Sipas LSI-së, të gjithë emrat e kallëzuar prej tyre janë përfshirë në veprime të kundraligjshme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës si dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore.

Në padinë e dorëzuar sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në SPAK, thuhet se zyrtarët socialist “më shumë se njëherë me veprimet e tyre kanë krijuar favore elektorale për forcën politike që i përkasin, ndërsa shtohet se kjo gjë po dëmton haptazi forcat e tjera politike.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *