Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet/ Gati 2 mijë hektarë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit e pakalueshme


Sipas Meteoalb sot do të ketë një përmirësim të motit në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Mirëpo situata problematike me përmbytjet ndërkohë vijon në Shkodër. Në Shkodër, ndodhen nën ujë 1823 hektarë tokë, teksa rruga në Obot vijon të mbetet e pakalueshme pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm.

Sipas Report TV, problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Prefektura e Shkodrës ka bërë një bilanc të fundit sa i takon situatës së përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Në Vlorë nga ana tjetër, situata paraqitet më e qetë pasi nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por kjo nuk përbën problem.

SITUATA NË SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha
1. Tokë e pakultivuar                  526 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe       1115 Ha
3. Grurë                                        95 Ha
4. Bimë dekorative                        80  Ha
5. Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha

 Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :Tokë e pakultivuar  265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Si do të jetë moti sot

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë diktuar gjatë paradites mot me vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke diktuar kthjellime dhe vranësira në të gjithë shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Moti i kthjellët, por i ftohtë dominon Gadishullin Iberik dhe Vendet Europën Lindore. Ndërsa Alpet e Europës dhe Europa Veriore dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare në qendër të kontinentit. Po ashtu, një tjetër sistem me vranësira në Jug të Europës do të diktojë në Gadishullin e Ballkanit rrebeshe shiu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *