Vendosni fjalën kyçe....

“Po e bëj te krahu i majtë si Najada” – Rama vaksinohet menjëherë pas shefes së Infektivit (Video)


Ashtu siç kishte njoftuar më herët, kryeministri Rama ka bërë para pak çastesh vaksinën kundër Covid-19.

Fillimisht vaksinën e bëri shefja e Infektivit, Najada Çomo e menjëherë pas tij, u vakinua kreu i qeverisë. Para se të bënte vaksinën, Rama plotësoi një formular dhe iu përgjigj disa pyetjeve rutinë të ekipit mjekësor.

Pas Ramës në radhë ishte mjeku Pëllumb Pipero e mjeku Tritan Kalo. Fillimisht kreut të qeverisë iu tha se duhet ta bënte vaksinën në krahun e djathtë po pasi pa Çomon që e bëri te i majti, edhe ai vendosi ta bëjë në të njëjtin vend.

Në datën 1 janar, kryeministri Rama njoftoi se kishte siguruar 500 mijë vaksina Covid-19 pas një marrëveshjeje me Pfizer. 10 mijë dozat e para duhet të mbërrijnë brenda janarit, 30 mijë të tjera në shkurt e të tjera në vijim.

Të parët që do vaksinohen janë personeli shëndetësore e më pas kategoritë e tjera të rrezikuara. Vaksina sipas kreut të qeverisë do jetë falas dhe jo e detyrueshme duke theksuar se nuk do ketë asnjë penalizim për ata që nuk do e bëjnë.

Pjesë nga dialogu Rama-Manastirliu

Rama: Ku duhet bërë vaksina?

Manastirliu: Në krahun e djathtë.

Rama: Po pse Najada e bëri te i majti?

Manastirliu: E ka zgjedhur vetë doktoresha të bëjë aty.

Rama: Edhe unë aty po e bëj atëherë te i majti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *