Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën ironi para vaksinimit: Po iki të lë amanetet e fundit se nuk i dihet si shkon


Kryeministri Rama ka thënë me ironi se do shkojë të lërë amanetet e fundit para se të bëjë vaksinën kundër Covid-19 në orën 15:00.

“Tani ta mbyllim, të shkoj të jap edhe unë amanetet e fundit, se nuk i dihet si shkon vaksina, se na mbajtët shumë gjatë këtu. Janë dhe ata që thonë se po e bëre vaksinën vdes në vend. Në orën 15:00, këtu jemi prapë.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se vaksina nuk do jetë me detyrim dhe se askush nuk do penalizohet nëse nuk e bën.

Rama tha se ditën e sotme do vaksinohet së bashku me shefen e Infektivit, Çomo e mjekun Kalo.

“Vaksina nuk është e detyrueshme. Askush nuk penalizohet, nëse nuk do të vaksinohet. Mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar, sepse e dinë që kjo nuk është lojë dhe nuk kanë dyshim se Bill Gates po futet t’iu marrë me chip formulat se si ata shpëtojnë njerëzit. Unë si Edi Rama nuk do doja t’i zija radhën askujt për vaksinën, por pikërisht se vaksina është e nevojshme, duke parë edhe cfarë kanë bërë kolegë të mitë në vendet e tjera, do jem sot këtu për ta bërë. Di që do jetë profesoresha Najada Çomo, profesor Tritan Kalo. Unë gjithmonë që respektoj gratë, kështu që profesoreshë Najada duhet ta bëjë e para, mes ne burrave do të gjendet gjuha e përbashkët.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *