Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë disa rrugë në vend, zgjerohet harta


Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në disa rrugë në vend.

Rruga kombëtare Skuraj-Burrel, është bllokuar për shkak të reshjeve të shiut e atyre të dëborës gjatë natës. Problematike shfaqet rruga nga Qafa e Buallit në Bulqizë deri në Peshkopi.

Ky segment rrugor, që është pjesë e Rrugës së Arbrit, kalohet me vështirësi për shkak të shkarkimit të inverteve nga malet pranë tij në pjesë të ndryshme.

E bllokuar vijon të mbetet rruga mes Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re të qytetit Bulqizë. Po kështu është bllokuar rruga Peshkopi-Qafë Drajë e Librazhd-Zgosht.

Aks tjetër i bllokuar është ai Elbasan-Librazhd, për shkak të inverteve që janë derdhur në rrugë nga shirat ndërsa probleme ka edhe në rrugën Kukës-Shishtavec e Berat-Çorovodë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *