Qarku i Elbasanit është ndër më problematikët përsa i përket situatës së krijuar nga reshjet e pandërmrera të shiut përgjatë këtyre ditëve.
Në dy shkolla, në Labinot Fushë dhe në Gramsh nuk ka nisur mësimi. Në shkollën e parë ka dëmtime të çatisë e për pasojë uji futet brenda, ndërsa në shkollën tjetër prurjet e shumta të përroit përbëjnë rrezik për kalimin në shkollë.
Ndërkohë po ashtu ka problem me energjinë elektrike në disa njësi administrative.
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulet e mesatar e si rrjedhoje ka pasur rënie gurësh, inertesh e aluvionesh në akset:
- Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)
- Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize)
- Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)