Vendosni fjalën kyçe....

U rikonstruktua një vit më parë e duhej mirëmbajtur nga “Salillari”, KLSH-ja nis verifikimet për rrugën e Borshit


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur verifikimet lidhur me prishjen e rrugës së Borshit.

KLSH-ja ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar procedurën e realizuar si dhe punimet e kryera në rrugën Himarë-Sarandë. Rruga në fjalë bën pjesë në Zonën D, që i përket rajonit jugor, Vlorë-Gjirokastër.

Ajo ka një gjatësi 350 kilometra dhe vlerë 13.7 milionë euro, e fitues i saj u shpall konsorciumi Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania Salillari sh.p.k, shkruan.

Një ekip i KLSH-së ka nisur verifikimin e procedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj.

Me firmën e kreut të KLSH-së, Arben Shehu, është dhënë një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë procedurën përkatëse si dhe verifikimin fizik të punimeve të kryera në të.

Rruga në fjalë u rikonstruktua një vit më parë dhe duhej mirëmbajtur nga Salillari sh.p.k.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *