Vendosni fjalën kyçe....

Zhvendosen 30 familje në Lezhë, përmbyten 4050 hektarë tokë


Bashkia e Lezhës ka dhënë hollësi lidhur me gjendjen e deritanishme në qark për sa i përket përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e ditëve të fundit.

Në njoftim theksohet se 4050 hektarë tokë janë nën ujë ndërsa familjet e zhvendosura janë 30. Ndërkohë nuk ka persona të dëmtuar  apo gjë të gjallë të ngordhur.

Po kështu në njoftim bëhet me dije se gjendja e rrugëve është pa probleme.

Njoftimi

Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë e Lezhës, vijojnë përmbytjet në disa zona. Kështu 4050 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Deri tani ka edhe 30 familje të evakuuara.

Situata në qarkun Lezhë deri në orën 13.30, të datës 11.01.21,

-Në shkallë qarku gjatë ditës nuk kemi reshje.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:

-Sasia e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve është rreth 40 mm.

-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht: 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;

-kemi të permbytur 4050 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:

-në bashkinë Lezhë 3600 ha, nga keto në Zadrim 1800 ha, ish këneta e Torovicës 1100 ha dhe në Bregun e Mates 700 ha tokë bujqësore.

-në bashkinë Kurbini 450 ha takë bujqësore.

-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovorin Balldre kemi një pompë me difekt, po punohet për riparimin e saj.

-rezervuarët jnë në monitorim të vazhdueshem dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme. Nga bashkite vazhdon puna per pastrimin nga inertet dhe largimit te dherave ne disa segmente nga reshqitja e tokes.

-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

-në mbeshtetje të bashkisë Lezhë kemi 10 forca dhe 2 makina të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Hidrocentralit Ulez-Shkopet, shkarkon 400 m3/sek.

-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

-Lumi Drin është 2 m, (nga kuota 2m kritike);

-Lumi Gjadër është 6 m, (nga kuota 8.5m kritike);

-Lumi Mat është 3m, (nga kuota 4 m kritike);

– në hidrovorin Balldre, është -1.00 m( nga -1.5 m kuota kritike),

– në hidrovorin Ishull Shengjin, është -0.4 m(nga -0.5 m kuota kritike),

– në hidrovrin Tale, është 0.00 m (nga -1.00 kuote kritike),

– në hidrovorin Shllinza, është -0.4 m( 0.00 m kuote kritike),

– në hidrovorin Droje, është 0.00 m ( nga 0.00 m kuote kritike).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *