Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia Europiane e Barnave jep alarmin: Disa nga të dhënat e vaksinave Covid-19 kanë rrjedhur në internet


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën tha se disa dokumente në lidhje me ilaçet dhe vaksinat COVID-19 kanë dalë në internet. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë marrë masat e nevojshme, shtoi agjencia në deklaratë.

“Agjencia vazhdon të mbështesë plotësisht hetimin penal për shkeljen e të dhënave dhe të njoftojë çdo entitet shtesë dhe individë, dokumentet dhe të dhënat personale të të cilëve mund të kenë qenë objekt i aksesit të paautorizuar.” – shtoi ajo.

Më 9 dhjetor, EMA njoftoi se ishte subjekt i një sulmi kibernetik pa dhënë hollwsi shtesë.

Agjencia Evropiane deri më tani ka miratuar përdorimin e vaksinave COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer / BioNTech dhe firma amerikane e bioteknologjisë, Moderna.

Në një deklaratë më 14 dhjetor pasi u informua për sulmet kibernetike, Moderna tha se paraqitja e tij në EMA nuk përfshinte ndonjë informacion që identifikonte pjesëmarrësit individualë të studimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *