Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje.
Në bazë të së njëjtës, AKR do të garojë në listën zgjedhore të LDK-së me 10 kandidatë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Vesel Makolli nga AKR. Ai ka thënë se ka pasur diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja.
“Kemi pas diskutime deri në momentet e fundit, por që është arritur marrëveshja. Do t’i kemi 10 emra në Listën e Përbashkët”, ka thënë Makolli për lajmi.net.
Ndryshe, paraprakisht partia e Behgjet Pacollit ishte shprehur se preferon koalicion me LDK-në, para se t’i bashkëngjitet listës së kësaj të fundit.
Sidoqoftë, nga LDK nuk ishin shprehur të gatshëm për koalicion dhe kësisoj marrëveshja është arritur për listë të përbashkët.