Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor.
Këmbësori është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.