Vendosni fjalën kyçe....

Dy vjet embargo, Egjipti rihap hapësirën ajrore për fluturimet e Katarit


Egjipti sot ka rihapur hapësirën e tij ajrore për avionët e Katarit, duke i dhënë fund embargos së vendosur mbi fluturimet e Katarit që nga qershori i vitit 2017.

Embargoja për fluturimet e Katarit për të përdorur hapësirën ajrore egjiptiane është hequr, tha në një deklaratë kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Egjiptian, Ashraf Noyer, cituar nga faqja e lajmeve egjiptiane Ahram Gate. 

“EgyptAir dhe Qatar Airways, si dhe linjat e tjera ajrore të Katarit, mund të rifillojnë trafikun ajror dhe të dërgojnë oraret operacionale të fluturimit deri te autoritetet e aviacionit civil të Egjiptit dhe Katarit për miratim”, theksoi Noyer.

Vendimi i Egjiptit u parapri nga vendimet e ngjashme të autoriteteve të aviacionit civil të Arabisë Saudite, Emirateve dhe Bahrejnit për të hapur hapësirën e tyre ajrore për fluturimet e Katarit.

Javën e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti nënshkruan marrëveshje pajtimi me Katarin gjatë samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në qytetin saudit Al-Ula.

Marrëveshja sinjalizoi fundin e bllokadës së udhëhequr nga sauditët të vendosur ndaj Katarit që nga viti 2017 për akuzat e mbështetjes së grupeve terroriste, një pretendim i mohuar nga Doha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *