JPMorgan Chase, Marriott dhe korporatat e tjera të mëdha po ndërpresin lidhjet me Presidentin në largim të SHBA-së, Donald Trump dhe po ngrijnë donacionet politike për mbështetësit e tij pas trazirave të javës së kaluar në Capitol Hill.
Menjëherë pasi Twitter dhe Facebook bllokuan Trump nga platformat e tyre, duke privuar presidentin nga altoparlanti i tij thelbësor, Stripe, një kompani financiare dhe kompani softuerësh tha se do të ndalojë përpunimin e pagesave për faqen e internetit të fushatës së Trump.
Në të njëjtën kohë, Shoqata e Lojtarëve Profesionistë të Golfit të Amerikës (PGA) ka njoftuar planet për të ndërprerë lidhjet me presidentin.
Kompania kanadeze e tregtisë elektronike Shopify, u bashkua me lëvizjen duke ndaluar dyqanet që të shesin mallrat e Trump në internet.
Deutsche Bank, huadhënësja më e rëndësishme e Trump, me rreth 340 milion dollarë hua të papaguara nga Organizata Trump, tha se nuk do të bëjë biznes me presidentin amerikan ose kompanitë e tij, raporton Neë York Times, duke cituar një burim anonim pranë bankës.