Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Shqipëria nuk ka ende një plan për vaksinimin


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë takimit në Shkodër me strukturat e LSI-së, komentoi edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca se u ndje i habitur për prononcimin e Kryeministrit Rama ku thumboi Uninion për vaksinat.

Kryemadhi tha se Shqipëria nuk ka akoma një plan për vaksinimin e qytetarëve dhe nuk mund të kritikojë sjelljen e BE-së.

Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *