Mali i Zi nga sot ka lehtësuar masat anti-Covid, duke i lejuar shqiptarët që të futen në vend pa patur nevojë për të kryer tamponin.
Ministria e Jashtme ka njoftuar qytetarët, se nëse duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi nga sot mund ta bëjnë këtë lirshëm.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.
Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR.
Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë që tanimë drejtohet nga Olta Xhaçka.