Vendosni fjalën kyçe....

Përmbush standardet e cilësisë, Universiteti Mesdhetar akreditohet për gjashtë vitet e ardhshme


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përmbush plotësisht standardet e cilësisë për skreditimin, duke marrë vlerësimin maksimal pozitiv nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (ASCAL).

Bordi i kësaj agjencie vendosi akreditimin institucional të Universitetit Mesdhetar për një periudhë 6-vjeçare.

“Afati përfundimta i vlefshmërisë për akreditimin institucional është data 17.12.2026.”– thuhet në vendimin e Bordit të Agjencisë.

Ky vendim erdhi pas kryerjes së procedurës së vlerësimit në përputhje me parashikimet ligjore dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL në këtë process.

Akreditimi institucional është garancia më e fortë për 3500 studentët të cilët kanë zgjedhur Univërsitetin Mesdhetar të Shqipërisë në 36 programet e tij të studimit, duke konfirmuar ligjërisht se ky institucion i Arsimit të Lartë përmbush standardet e kërkuara në lidhje me mësimdhënien, infrastrukturën, stafin akademik dhe të gjitha kriteret e tjera të vendosura.

“Lajmi i mirë na bën të vazhdojmë përpara me misionin dhe filozofinë që udhëheq Universitetin Mesdhetar që nga krijimi i tij 12 vjet më parë, për të ofruar cilësi në dije si e vetmja busull për edukimin e brezit të ri.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë e cilëson vendimin e marrë, një përgjegjësi akoma më të madhe për t’u zhvilluar, përmirësuar dhe siguruar për studentët e tij edukim të denjtë duke i dhënë vlerën e duhur diplomës që ata do të mbajnë në duar.”- thotë Universiteti pas marrjes së këtij vendimi nga ASCAL.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *