Një banore e zonës së Torovicës në Lezhë ka denoncuar mungesën e ndihmës teksa vendi përballet me pasojat e përmbytjeve.
Lezha e Shkodra janë dy nga qarqet më të dëmtuara nga reshjet e ditëve të fundit. Mijëra hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa banorët bëjnë thirrje që të ndihmohen për të ushqyer bagëtitë, që i kanë mjet të vetëm jetese.
Banorja thotë se askush nuk ka shkuar të interesohet për problemin e tyre, në një intevistë për News24.
“Shumë keq është situata. Kam 500 krerë bagëti, se si do e përballojmë dimrin se di. Për ne s’përgjigjet askush, të paktën të marrim një fije jonxhë se s’kemi ku i çojmë bagëtitë. S’di ku me u drejtu. S’na ka ardh kush me na pa, kemi 3 apo 4 ditë me këtë gjendje. Uji po shtohet përditë. Po mbaroi bagëtia cofim edhe ne bashkë me to, se ne me to mbahemi.” – thotë banorja e zonës.