Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë dhe u largua, policia identifikon autorin në Kurbin


Policia ka identifikuar të riun i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër në Kurbin.

Shtetasi A.B 20-vjeç dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P 18 vjeç ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar . Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e  armës së zjarrit  me të cilën ka qëlluar në ajër”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *