Vendosni fjalën kyçe....

Rakacolli: Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë


Zv.Ministrja e Arsimit, Mira Rakacolli në një debat në emisionin “Repolitix” tregoi numrin e mjekëve dhe infermierëve që janë vaksinuar në dy ditë.

Rakacolli tha se në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë.

Ajo shtoi se në dy ditët e para nuk ka pasur asnjë rast reaksioni.

“Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona”, tha Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *