Duket se rregullat kundër koronavirusit nuk vlejnë njëlloj për të gjithë. Madonna thuhet se ka vizituar pesë vende në vetëm tre javë, pavarësisht ndalimeve të udhëtimit për shkak të pandemisë.
Siç shkruan Daily Mail, mbretëresha e Popit thuhet se ka fluturuar nga Los Anxhelos në Londër, më pas në Malavi dhe Kenia (në Afrikën Lindore) si pjesë e një udhëtimi të bollshëm dimëror. Gjatë udhëtimit ka ndaluar dhe në Egjipt.
Këngëtarja 62 vjeçare ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, balerini amerikan Ahlamalik Williams (26 vjeç).
Për pjesën më të madhe të udhëtimit, asaj iu bashkuan dhe pesë fëmijët e saj.
Fillimisht, në prag të Krishtlindjeve, ajo, Williams dhe katër fëmijët e saj të adoptuar (David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 14 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stella, të dy 8 vjeç) fluturuan nga Los Anxhelos në Londër.
Aty ata u takuan me djalin e madh të këngëtares Roço (20 vjeç), fëmija i saj i vetëm nga martesa me regjisorin britanik Guy Ritchie. Më pas të gjithë së bashku udhëtuan për në Afrikë. Më 28 dhjetor, grupi fluturoi për në Malavi, vendi ku Madona adoptoi fëmijët, përmes një ndalese në Egjipt. Pra kanë qëndruar për pak kohë edhe në Egjipt. Fotografi personal i këngëtares i shoqëroi kudo duke kapur momentet më të veçanta të udhëtimit.
Ata kaluan një javë në Malavi ku u takuan me Presidentin Lazarus Chakwera, u përzien me vendasit dhe vizituan një spital që Madonna themeloi.
Të mërkurën ata fluturuan për në Kenia për të shkuar në safari.
Dje, ajo ndau një video me fisin Pokot të Kenias perëndimore.
Burime pranë Madonna i thane tabloidit britanik “The Sun” se familja ka bërë rregullsht tamponin. Ata besohet se kanë udhëtuar me avion privat.