A do të shohim ndonjëherë një seri të re të “Sex And The City”, 23 vjet pas episodit të saj të parë? Nëse jeni duke bërë këtë pyetje, atëhere jeni me fat.
Pas shumë vitesh spekulime, vetë Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se një seri e shfaqjes do realizohet së shpejti, shkruan revista Elle.
Në vitin 1998, kjo shfaqje shpërtheu në ekranet televizive duke prezantuar katër gra të të ’30-tave që po bënin karrierë dhe mburreshin me veshjet shumë mbreslënëse, miqësitë më të forta mes femrash dhe jetën seksuale.
PERSONAZHET
Personazhi i parë është Carrie Bradshaw (që luhet nga Sarah Jessica Parker), narratorja e shfaqjes, një shkrimtare kolona javore e së cilës “Sex And The City” i jep emisionit emrin. Ajo është e njohur si “beqarja e fundit” pavarësisht se ka pasur një marrëdhënie të gjatë me misteriozin ‘Mr Big’ (që luhet nga aktori Chris Noth). Ata përfunduan të martuar në filmin e parë të realizuar mbi shfaqjen.
Pastaj është Charlotte York Goldenblatt (portretizuar nga Kristin Davis) e cila punonte në një galeri arti ndërsa dëshironte një burrë dhe fëmijë. Ajo përfundoi duke u martuar me Harry Goldenblatt dhe dy fëmijë të adoptuar.
Cynthia Nixon (që luhej nga Miranda Hobbes) ishte avokatja feministe që përfundoi me Steve dhe djalin e tyre Brady. Ajo njihej për lëvizjet e saj politike dhe kishte kandiduar për guvernatore të New York-ut.
Dhe së fundmi, ishte Samantha Jones (e luajtur nga Kim Cattrall). Një ishte një mësuese feje (një guru) e cila qortonte idealet tradicionale të marrëdhënieve (dhe si rezultat, shpesh përplasej me Charlotte për këtë temë) dhe duke shprehur qëndrimet e saj liberale për seksin.
Shfaqja u zhvillua për gjashtë sezone dhe më pas u kthye me dy filma pas një ndërprerje katër vjeçare.
Dhe tani, episodet e reja të ‘Sex And The City’ janë konfirmuar.
SJP, Nixon dhe Davis konfirmuan lajmin në Instagram të dielën (më 11 Janar), duke njoftuar se shfaqja do të realizohej dhe do të quhej: “And Just Like That”.
Asnjë arsye për mungesën e Cattrall nga shfaqja nuk është dhënë dhe as nuk është konfirmuar. Është përfolur shumë dhe madje konfirmuar nga vetë Cattrall në vitin 2018 – se ajo nuk shkon mirë me Parker dhe ka një marrëdhënie të tensionuar me shfaqjen.
Si do të shpjegohet mungesa e Samantës në shfaqje? Epo, do të duhet të shohim. Asnjë datë nuk është konfirmuar, por prodhimi është vendosur të fillojë në New York këtë pranverë, kështu që do të presim pak derisa shfaqja të dalë në ekran.