Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në stadiumin ‘Air Albania’, pasi sot është dita e dytë e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri.
Ditën e sotme, mjekët të cilët punojnë në spitalet e Covid në vendin tonë do të marrin dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BionTech, e pas tyre do e marrën policët dhe të moshuarit mbo moshën 75-vjeçare.
E pranishme në stadiumin “Air Albania” ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Stadiumi është rrethuar nga shirita si edhe forca policore për të ndaluar hyrjen e personave të pa autorizuar. Mjekët pop resin jashtë përpara se të marrin vaksinën.
Ashtu sikurse ndodhi edhe ditën e djeshme, edhe sot do të vaksinohen rreth 50-60 mjekë nga spitalet e COVID.
Përpara atyre do t’u duhet të plotësojnë një formular ku do u përgjigjen disa pyetjeve lidhur me vaksinën.
Më pas do pozicionohen në një nga 60 postacionet për të marrë dozën e vaksinës, do qëndrojnë 20-30 minuta të monitoruar për të parë nëse do ketë efekte anësore e më pas do lëvizin. Pas 21 ditësh duhet të rikthehen përsëri për të marrë dozën e dytë të vaksinës, pasi në të kundërt nuk do ketë efektin e dëshiruar.