Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje KQZ-së lidhur me shtetasit shqiptarë që kanë deklaruar adresën e tyre jashtë vendit por që mund të kenë vendbanim kryesor Shqipërinë.
Sipas dokumentit zyrtar bëhet fjalë për 921 shtetas shqiptarë. Lidhur me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, KQZ-ja ka kërkuar takim me përfaqësuesit e partive politike në vend.
Takimi është thirrur për ditën e nesërme në orën 15:30. Deri tani kanë dhënë propozimet për përdorimn e teknologjisë në zgjedhje në rend kohor, PD, PS, LSI e BD.
“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ. Si orar për takimin KQZ-ja sugjeron orën 15:30.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.