Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima dhe 477 raste të reja lidhur me COvid-19 në Maqedoninë e Veriut


Regjistrohen 477 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë maqedonase njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 543 testime.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 87 590 persona me koronavirus, ndërsa prej tyre 68 695 e kanë fituar betejën, kurse 2 657 kanë humbur jetën.

Aktualisht numri i të sëmurëve me COVID në këtë shtet është 16 238.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *