Me 12 vit burg është dënuar Abaz Dogu, i cili është gjetur fajtor për abuzimin seksual ndaj një nxënësje 15-vjeçare në Tiranë.
65-vjeçari u arrestua disa muaj më parë pas denoncimit të familjarëve të vajzës së abuzuar.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan ku Dogu ishte roje i shkollës 9-vjeçare ‘Azem Hajdari’.
Me nisjen e hetimeve përmasat e skandalit u thelluan duke qenë se për ngjarjen u arrestuan edhe disa të mitur që u akuzuan gjithashtu për abuzim seksual me të miturën.
Pas arrestimit të Dogut dhe të miturve, familja e së miturës me banim në Paskuqan mori kërcënime duke u detyruar të largohej që aty.