Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Rrencit në Shkodër protestojnë kundër rrugës: Nuk na duhet


Zakonisht protestat bëhen për të kërkuar ndërtimin e rrugëve, por në Shkodër ka ndodhur e kundërta.

Rreth 100 familje në kodrat e Rrencit në Shkodër janë ngritur për të protestuar kundër ndërtimit të një rruge.

Sipas tyre, rruga nuk ka më asnjë funksion për ta. Ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre në Bashkinë e Shkodrës që prej vitit 2017.

“Kemi tre kërkesa që ia kemi dërguar kryetares së bashkisë që në 2017 dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje për investim. Papritur vijnë dhe investojnë në një rrugë që për ne është e vdekur, sepse nuk funksionon ne. Duam të dimë pse nuk investojnë aty ku ka banorë, por në një zonë të vdekur. Nuk është vendosur dorë prej 25 vitesh”, shprehet njëri prej banorëve.

Banorët dhe prifti i zonës kanë një dyshim se kjo rrugë po bëhet që bashkia Shkodër të hedhë mbeturinat tek ish-reparti i Zbulimit në Bleran dhe banorët nuk do lejojnë hedhjen e mbetjeve.

Kërkesa është që të rikonstruktohet aksi nga fshati Bleran deri tek varrezat e Dëshmorëve, e cila është tërësisht e amortizuar.

Prej vitesh banorët kërkojnë rikonstruksionin e atij aksi, por bashkia ka nisur punën në anën tjetër tek kodrat e Rrencit, gjë për të cilën nuk janë dakord sepse nuk ju shërben për nevojat e tyre.

“Nuk ka bërë vaki që të lënë 100 familje pa rrugë, pa shkollë, pa drita, pa ambulancë, pa fugon. Kjo është bërë me kap pushkën. Mos na idhnoni, mos na shqetësoni. Të vijë një përfaqësues i bashkisë të na japë informacion për këtë rrugë, të tjerat janë përralla.”– është shprehur një prej banorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *