Vendosni fjalën kyçe....

Bruce Willis fotografohet pa maskë në farmaci, punonjësit e përzënë


Aktori Bruce Willis është përzënë nga një Farmaci të hënën, pasi u fut brenda pa maskë.

Page Six raporton se edhe pse një punonjës i kërkoi të vinte maskën, ai refuzoi ta bënte këtë edhe pse kishte vënë një shall në qafë me të cilin fare lehtë mund të mbulonte fytyrën.

Më pas një fotografi e aktorit që lëvizte brenda farmacisë pa maskë qarkulloi në rrjet.

Sipas tabloidit amerikan, aktori u largua nga farmacia pa bërë asnjë blerje.

Pas kësaj, aktori ka reaguar për revistën “People” lidhur me ngjarjen ku pranon se ka vepruar gabim.

“Ishte një gabim në gjykim.”– thotë Willis për revistën People. “Jini të sigurt të gjithë dhe le të vazhdojmë të vëmë maskat.”– shtoi ai.

Maskat kërkohen në të gjitha ambjentet e brendshme në Kaliforni, por njerëzit mund të zgjedhin të mos i vendosin ato për aq kohë janë të paktën dy metra larg nga të tjerët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *