Vendosni fjalën kyçe....

Çarja e rrugës në Borsh që duhej mirëmbajtur nga “Salillari”, ekipi i kontrollit të KLSH-së zbarkon në terren


Dy inxhinierë të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbarkuar në rrugën e Borshit, që u ça keqazi pak ditë më parë.

Ata janë pjesë e ngritjes së grupit të punës nga KLSH-ja që po heton procedurat dhe punimet fizike në rrugën kombëtare Llogara-Borsh.

Rruga është rikonsruktuar një vit më parë dhe u përket Rajonit Jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra e vlerë 13.7 milionë euro.

Kompania që ka fituar tenderin për mirëmbajtjen saj është ‘Salillari’, që do jetë gjithashtu pjesë e kontrollit. Rruga u ça pak ditë më parë pas reshjeve të dendura të shiut duke çuar në bllokimin e qarkullimit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të shmangur njëherë e mirë rrëshqitjet e rrugës në këtë zonë ishte hartuar kohë më parë një projekt por që nuk është zbatuar për shkak të kostove të larta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *