Gazeta BILD në përmbledhjen e ngjarjeve kryesore ka zbuluar se Kancelarja Gjermane, Angela Merkel e ka zgjedhur Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si negociator të konfliktit Greko-Turk.
Tabloidi gjerman BILD e cilëson Ramën si “ndërtues të urë” në negoiciatat mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare.
“Kryeministri i Shqipërisë, përpiqet të mbledhë rreth një tryeze krerët e shteteve në konflikt të Turqisë dhe Greqisë. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”-shkruan Bild.
BILD e ka vendosur Ramën në paragrafin përshkrues të disa nga ngjarjeve më kryesore në një rubrikë të posaçme.
Më herët edhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu përmendi se një tryezë bisedimesh me përfaqësuesit grekë mund të zhvillohet në Tiranë në javët në zhvillim.
Konflikti i ngrirë mes Athinës dhe Ankarasë duket se ka thyer akujt ndërsa vendet kanë konfirkuar zhvillimin e takimit të parë më 25 janar në Stamboll.
Greqia dhe Turqia ka pasur një konflikt të zgjatur dhe të tensionuar lidhur me hapësirat detare dhe kërkimet për pasuri natyrore në Egje.
Me Shqipërinë, negociatat për detin ndaluan pas ikjes së qeverisë Tsipras ndërsa tashmë duket se kjo çështje sipas deklaratave të dy kryeministrave do dërgohet në gjykatën Ndërkombëtare të Detit. Në ndërkohë që Parlamenti Grek miratoi zgjerimin me 12 milje hapësirë detare në Detin Jon.