Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë


Ministri i Ekonomisë dhe i Ambientit në Kosovë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kuçi, i cili thotë se ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve të tij në fushatën parazgjedhore.

“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuçi për Front Online.

Kuçi është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kuçi ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por vetëm pjesë e Shtabit Zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *