Vendosni fjalën kyçe....

Kush është biznesmeni që u plagos sot me armë zjarri në Tiranë, si nisi konflikti me biznesmenin tjetër

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

I plagosuri është identifikuar si biznesmeni 42-vjeçar Sino Llanaj, i cili edhe pak ditë më parë ka patur një përplasje fizike.

Sipas televizionit “News 24”, këtë paradite ka pasur një përplasje mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim, Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Ata kanë shkuar në vendngjarje për t’u përballur me njëri-tjetrin, të shoqëruar me persona të tjerë.

Nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino.

I plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.

Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët janë në konflikt pronësie.

Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Investitori Sino Llanaj ka shkuar sot fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë.

Ata janë përplasur fillimisht fizikisht dhe më pas ka patur të shtëna./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *