Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Basha të vlerësojë peshën elektorale të Republikanëve, Ramën nuk e shoh si armik


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Report TV ditën e sotme ka komentuar daljen më vete në qarkun e Tiranës.

Mediu tha se veprimi i PR-së nuk është presion ndaj PD-së por ai ka kërkuar që Basha të vlerësojë peshën e kandidatëve.

Nuk është presion por e domosdoshme që Partia Republikane të ketë kandidatët e saj në të gjithë vendin. Ne jemi ende në negociata dhe nëse nuk biem dakord Partia Republikane duhet të ketë patjetër kandidatët e saj në të gjitha qarqet. Sot isha me Bashën edhe ai ka të njëjtën bindje me mua që çdo subjekt politik duhet të ketë kandidatët e tij për të marrë vota. Nëse votat që siguron PR garantojnë një mandat atëherë kjo vlen. Ne kërkojmë që Basha të vlerësoj peshën e kandidatëve të Partisë Republikane në qarqe të ndryshëm dhe në bazë të kësaj peshe elektorale të vendoset dhe pesha e PR në listë dhe kandidatë. Unë jam në negociata për marrëveshje që do të sjellë fitoren, por jo që të bëjmë pazare se kush është qoshja e Fatmir Mediut. Ne jemi në fazë negocimi se kush janë hapësirat që krijojnë mundësi për të fituar. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në pazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë“- tha Mediu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *