Plagoset me armë zjarri një person në Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në rrethana ende të paqarta.
I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ylli Ibrahimi, 45-vjeç. Ai është dërguar në spital ku po merr trajtimin mjekësor.
“Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.
Ende nuk ka të dhëna për autorin e ngjarjes, por autoritetet policore thonë se po krehin zonën dhe se janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij (apo të tyre nëse ka më shumë se një autor).