Moska ka zbuluar një plan për të shpenzuar 2.4 milionë dollarë në një bazë të dhënash gjigande që përmban informacione për secilin banor të qytetit, duke përfshirë numrat e pasaportave, politikat e sigurimeve, pagat, regjistrimet e makinave dhe madje edhe informacione për kafshët e tyre shtëpiake.
Në këtë bazë të dhënash, po ashtu do të përfshihen detaje të punës dhe taksave, notat e shkollës dhe të dhëna nga kujdesi i tyre ‘Troika’ – sistemi i unifikuar i pagesave të transportit të Moskës, i përdorur në metro, autobusë dhe trena.
Propozimi i ri padyshim do të rrisë frikën për mbikëqyrjen gjithnjë në rritje në kryeqytetin rus, ku kohët e fundit numri i kamerave të njohjes së fytyrës është rritur.
Për më tepër, një bazë e të dhënave e centralizuar që përmban informacione të tilla do të jetë pothuajse me siguri një shënjestër për hakerat, të cilët shpesh përqendrohen në regjistrat e qeverisë ruse me qëllim shitjen e tyre në internet.
Vitin e kaluar, një grua nga Moska zbuloi se mund të blinte të dhëna për të parë se ku ajo ishte gjurmuar nga kamerat e mbikëqyrjes së qytetit, duke shpenzuar vetëm 16,000 rubla (apo 210 dollarë) për të marrë detaje të lëvizjeve të saj gjatë një muaji.
Sipas autoriteteve në kryeqytetin rus, plani i ri do të zgjerojë funksionalitetin e portalit http://mos.ru/, një faqe në internet që përdoret nga banorët e Moskës për të paguar bileta me shpejtësi dhe për të nënshkruar për shumë shërbime të qytetit, përfshirë vaksinimin kundër Covid-19.
“Ai ka funksionuar që nga viti 2011 dhe sot i lejon përdoruesit të marrin më shumë se 370 shërbime… në formë elektronike.”- tha shërbimi për shtyp i qeverisë, duke theksuar se prindërit mund të përdorin edhe faqen për të kontrolluar se sa mirë po shkon fëmija i tyre në shkollë.
Avokati Sarkis Darbinyan vuri në dukje se “përqendrimi i të dhënave gjithmonë rrit rrezikun e rrjedhjeve dhe aksesit të paautorizuar”, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me projektin.
“Në këtë drejtim, modeli i zbatuar në vendet Skandinave duket shumë më i sigurt, gjë që e bën të paligjshme ruajtjen e të dhënave në një vend.”– tha ai.
Darbinyan është një drejtues ligjor i Roskomsvoboda-s, një projekt i cili promovon lirinë e informacionit dhe privatësinë në internet.
Propozimi është kritikuar gjithashtu nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Moskës dhe politikani i opozitës Konstantin Jankauskas, i cili hodhi fjalë se shumë shpejt, kryetari i Bashkisë Sergej Sobyanin do të vërë “kamera në tualete dhe do të monitorojë se si qytetarët e Moskës dhjesin dhe pshurrin”.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT