Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon: Arsyeja pse Fushë-Kruja nuk u përmbyt këtë herë siç ndodhte dikur


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur duke publikuar një video nga Fushë-Kruja, në të cilën jepen pamje nga ky qytet në përmbytjet e para disa viteve dhe sot.

Sipas Ramës, ky qytet nuk është përmbytur këtë vit për shkak të investimeve të PS-së pas ardhjes në pushtet.

“Mirëmëngjes dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë – Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama.

Por ndërkohë e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fshatrat rreth Fushë-Krujës, pasi problemi që ishte në zemër të qytetit tani u ka shkuar fshatrave.

Fshatrat Mallkuç, Murqinë, Bilaj e Derven gjatë këtyre ditëve kanë qenë nën pushtetin e ujit me qindra hektarë tokë të përfshira nga uji. Dhe fshatarët akuzojnë pikërisht qeverinë që ka lënë pa investime shtratin e lumit Ishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *