Vendosni fjalën kyçe....

Soko: Rama mjeshtër për show, Serbia ka marrë 3.5 miliardë euro nga Turqia, ne vetëm një spital


Ekonomisti Pano Soko i partisë ‘Nisma’ në Shqipëri ka thënë se kryeministri Rama është mjeshtër për show por në garën për investimet turke në Ballkan ka humbur.

I ftuar në emisionin Tempora në ‘Ora News’, ai tha se ndërsa Rama është pritur me nderime të mëdha nga presidenti turk, ka marrë shumë pak investime turke gjatë qeverisjes së tij.

Për ta ilustruar këtë ai sjell si shembull Serbinë që ka mundur të thithë 3.5 miliardë euro investime turke.

“Gjatë 8 viteve të z. Rama në pushtet ka pasur një garë investimesh turke në Ballkan. Një garë dhe impenjim ekonomik totalisht ku Ballkani ka qenë i profilizuar për të investuar nga biznesmenët turq. Dhe ka qenë një garë e hapur, Turqia kishte rreth 10 miliardë euro për të investuar e në këtë garë të hapur ne humbëm. Kemi marrë pritje protokollare por kemi humbur në garën për investime dhe z. Rama nëse do kishte marrëdhënie kaq të mira me Turqinë ne do kishim përfituar nga ato 3.5 miliardë euro që janë investime turke në Serbi. Kemi marrë nja dy, kryesisht objekte kulti.” – tha Soko.

Më herët ai pohoi se kryeministri Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga problemet me të cilat përballet vendi duke marrë më tepër me spektakël sesa me punët që i takojnë.

“Edi Rama po bën një tërheqje vëmendjen nga të gjitha këto probleme që kemi. Ai po bën një shoë dhe ne e kemi parë që ai është një mjeshtër për të përgatitur shoë të tilla që e glorifikojnë këtë individualisht, kot s’i japin një emision për të bërë diçka të tillë. E shoh shumë të trajtuar këtë marrëdhënien tonë speciale me Turqinë. Mua nuk më rezulton kaq speciale në terma realë. Në termat e PR-it është diçka e tillë.” – tha më herët Soko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *