Vendosni fjalën kyçe....

TikTok i bën private të gjitha llogaritë e fëmijëve nën 16-vjeç


Përdoruesit e “TikTok”-ut nën moshën16 vjeç tanimë do t’i kenë llogaritë e tyre të kthyera automatikisht në private.

Kjo pasi aplikacioni thotë se po merr një seri masash për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve, shkruan BBC. Vetëm ndjekësit e aprovuar mund të komentojnë në videot e publikuara nga këto llogari. Përdoruesit gjithashtu do të parandalohen të shkarkojnë çdo video të krijuar nga persona nën moshën 16 vjeç.

TikTok tha se shpresonte që ndryshimet do të inkurajonin përdoruesit e rinj të “angazhohen aktivisht në udhëtimin e tyre të privatësisë në internet”.

“Ne shpresojmë t’i frymëzojmë ata të marrin një rol aktiv dhe të marrin vendime të informuara.”- tha shefja e privatësisë Elaine Fox. Ata të moshës midis 13 dhe 15 vjeç do të jenë në gjendje të miratojnë “miqtë” për komente dhe të zgjedhin nëse do t’i bëjnë videot e tyre publike. Por ato llogari gjithashtu nuk do t’u “sugjerohen” përdoruesve të tjerë në aplikacion.

Gjithashtu dhe llogaritë e 16 dhe 17-vjeçarëve do të munden të parandalojnë të tjerët të shkarkojnë videot e tyre – por do të kenë aftësinë që ta çaktivizojnë këtë kufizim po të duan.

“Kjo vjen ndërsa abuzuesit po përfitojnë nga pandemia për të synuar fëmijët duke kaluar më shumë kohë në internet.”- tha udhëheqësi i politikës për sigurinë e fëmijëve në internet, Andy Burroës. “Dhe ne i nxisim platformat e tjera që të jenë po aq proaktive.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *