Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO E ATENTATIT NË MILOT – Shënjestra Ylli Brahimi është krahu i djathtë i Vis Martinajt


Bujar Lika (majtas) Ervis Martinaj (në mes) Santiago Malkaj (djathas)

Biznesmeni Ylli Ibrahimi 45-vjeç, ditën e sotme ka qenë objektiv i një atentati në qendër të qytetit të Milotit. Ai u plagos nga dy persona mbi një motor me një armë tip automatik.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës pas atentatit që ndodhi rreth orës 12 të mesditës së sotme.

Atentatorët sipas pamjeve të publikuara nga Ora News shfaqin Ibrahimin duke lëvizur në këmbë bashkë me dy miqtë e tij në trotuar në qendër të Milotit kur dy persona të hipur mbi një motor tip Suzuki qëllojnë në drejtim të tij.

Autorët e atentatit kanë zbritur nga motori, dhe kanë qëlluar dhjetëra plumba mbi biznesmenin ndërsa dy personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi. Ibrahimi është rrëzuar më pas në trotuar i plagosur dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrjes kirurgjikale.

Video e atentatit ndaj Ylli Ibrahimit në Milot:

Kush është Ylli Ibrahimi?

45-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale.

Ibrahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali.

Disa muaj më parë një bashkëpunëtori tjetër të Ervis Martinajt iu bë atentat në hotelin e tij në Kurbin. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan në një hotel në aksin Mamurras Lezhë në maj të viti të kaluar.

Gjithashtu Ervis Martinaj është i njohur për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok në vitin 2018 ku u konfliktua me Ervin Matën ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, truproja i Martinajt.

Por Ylli Ibrahimi dhe Bujar Lika nuk janë të vetmit bashkëpunëtorë të Ervis Martinajt që i janë bërë atentat. Santiago Malkaj “ish-polic” dhe mik i Martinajt u vra në një atentat në rrugën Xhenfize Keko në Tiranë në prill të vitit 2018.

Ndërsa dy miqtë e tjerë të Ervis Martinajt nuk i kanë mbijetuar atentateve, Ylli Ibrahimi ditën e sotme u plagos nga plumbat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *