Vendosni fjalën kyçe....

Videoja polemizuese e sulmit ndaj Capitol Hill në SHBA, polici fton qytetarët të futen brenda


Në rrjet kanë nisur të shfaqen video polemizuese pas sulmit ndaj Capitol Hill në SHBA më 6 janar.

Në video shfaqen oficerë policie të Capitol Hill që ftojnë protestuesit të kapërcejnë rrethimin e të futen brenda.

Pak orë para sulmit, Donald Trump mbajti një fjalim me tone të forta, teksa në Kongres po vendosej fati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Fjalimi i tij ishte vijim i akuzave të bëra prej tij pas përfundimit të zgjedhjeve, ku Trump pretendon se zgjedhjet presidenciale janë manipuluar masivisht në favor të demokatit Joe Biden.

Turma të mëdha mësynë godinën e Kongresit duke u futur brenda tij. Sulmi la pas 5 viktima zyrtarisht katër nga qytetarët dhe një nga radhët e policisë.

Menjëherë demokratët dhe pjesa dërrmuese e mediave kryesore në SHBA ia faturuan përgjegjësinë për sulmin Donald Trump.

Megjithatë ditët e fundit në rrjet janë shfaqur materiale që vënë në dyshim rolin e policisë në mbrojtjen e Capitol Hill, ndërsa ka pasur akuza në rrjet, se një pjesë e atyre që mësynë godinën ishin nga radhët e Antifa-s e lëvizjes Black Lives Matter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *