Vendosni fjalën kyçe....

900 hektarë nën ujë, Emergjencat Civile japin informacione mbi situatën në Lezhë


Prej një jave disa zona në qarkun e Lezhës janë nën efektin e ujit dhe duket se ky problem vijon.

Emergjencat Civile të Qarkut të Lezhës kanë dhënë një informacion zyrtar lidhur me situatën në terren.

Sipas Emergjencave Civile, gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar dhe deri tani në shkallë qarku ka rreth 900 hektarë tokë bujqësore të përmnytura. Niveli i ujërave në lumenj dhe në hidrovore sot ka rënë dhe uji po vijon të tërhiqet.

INFORMACIONET NË TERREN
-në bashkinë Lezhë, sot kanë ardhur specialistët e Sherbimit Gjeologjik dhe po vazhdojnë punën sipas zonave problematike të kërkuara për studim.
-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;
-në shkallë qarku kemi të përmbytura rreth 900 ha tokë bujqësore, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë, uji po vazhdon të tërhiqet edhe në fushen e Torovices, Nj.A, Balldre, pasi nqa dje që kishim 1000 ha të përmbytura sot ka rreth 900 ha.
-në bashkinë Kurbin, uji është tërhequr pathuajse plotesisht, ky edhe në zonen informale Gjorm.
70 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.
Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë
-lumi Drin, niveli 0.9 m, renie 1.1 m;
-lumi Gjadër, niveli 4 m, renie 2.7 m;

-lumi Mat, niveli 1 m, renie 3 m;
-në hidrovorin Balldre, niveli -1 m, ska renie.
-në hidrovrin Tale, ka rënë në kuota normale.
-në hidrovorin Ishull Shengjin, kanë rënë në kuota normale.,
-në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, kanë rënë në kuota normale.
-në hidrovorin Shllinza, ka rënë në kuota normale.
-në hidrovorin Droje, ka rënë në kuota normale.
-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike.
-Nivelet e ujrave në kanalet e ujrave të larta në Lezhë dhe në Kurbin, janë në ulje dhe po shkojne drejt kuotave normale të tyre.
-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për menaxhimin e situatës.
Ne qarkun Lezhe.
Lumi drine kuota normale,nuk ka siperfaqe te permbytura ne zadrime.
Hidrovoret kane punuar ne kuota normale pervec hidrovorit te balldrenit qe eshte pathuejse ne te njejten kuote qe dje – 1.00.hidrovori ka punuar me kapaciet te plote 24 ore.
Uji po vazhdon te terhiqet edhe ne fushen e torovices pasi nqs dje kishim 1000 ha te permbytura sot ka rreth 900 ha.uji eshte terhequr pathuajse plotesisht edhe ne Gjorm bashkia Kurbin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *