Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Rrugën e Kombin, humbin jetë 4 pjesëtarë të një familje nga Kosova, një i mitur i plagosur


Detaje të reja kanë dalë ka aksidenti në Rrugën e Kombit ku numri i viktimave ka shkuar në 4 persona.

Viktimat janë pjesëtarë të një familje nga Kosova që po udhëtonin me veturë në momentin kur janë përplasur me një kamion.

Gjithashtu, ka përplasja e veturës me kamionin ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë i mitur.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Milot-Morinë në afërsi të një karburanti ku makina tip “Citroen” u përplas me kamionin me drejtues me iniciale I.I. në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *